Aktualitet, Kronika

Ndahet nga jeta gazetari i “Panorama Sport”, humb betejën me sëmundjen e rëndë

Ndahet nga jeta bashkëpunëtori i “Panorama Sport”, Esat Ymeri Është ndarë sot nga jeta bashkëpunëtori i gazetës “Panorama Sport” në Malësinë e Madhe, Esat Ymeri. Një njeri dhe gazetar i përkushtuar, i cili humbi betejën me një sëmundje të rëndë që e luftoi fort prej disa muajsh.

Panorama 2



 

 

 

 

 

 

 

 

 

Një prej bashkëpunëtorëve më korrektë dhe seriozë, i cili u bashkua gazetës që në fillimet e saj. Gjatë të gjithë këtyre viteve, raportoi në mënyrë dinjitoze lajmet për skuadrën e Veleçikut, ndërsa ka realizuar interviste ekskluzive me të afërmit e lojtarëve të Kombëtares që janë me origjinë nga Malësia e Madhe si Bekim Balaj apo Elseid Hysaj.

65566

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Esati mbylli dje sytë për herë të fundit në moshën 63-vjeccare duke lënë mbrapa mijëra shkrime dhe raportime. Ai nuk mundi që ta shihte edhe një herë Veleçikun në Kategorinë e Parë. Gazeta i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të bashkëpunëtorit tonë, Esat Ymeri.

Esati Panorama Sport

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas