Aktualitet

Ndahet nga e shoqja, tenton të djegë makinën e vjehrrit

Policia e Vlorës shpalli në kërkim 27-vjeçarin Gentian Sera po nga ky qytet, pas denoncimit të një personi se po tentohej t’i digjej makina. Menjëherë pas shqetësimit të ngritur u vu në lëvizje grupi i gatshëm, por nga inspektimi i këtyre të fundit rezultoi se në vendin e quajtur “Xhamia” ishte djegur vetëm pjesërisht falë ndërhyrjes së pronarit, autovetura tip “Fiat Brava” me targa VL 4921 C, në pronësi të shtetasit F. M 54 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të hetimeve rezultoi se makina ishte spërkatur me benzinë dhe pranë saj u gjet një valixhe, ndërsa si i dyshuar kryesor u identifikua Gentian Sera, ish-dhëndri i të zotit të makinës. Nga verifikimet mbi këtë rast rezultoi se motivet e ngjarjes kanë ardhur për shkak të konfliktit familjar, pasi autori i dyshuar dhe vajza e pronarit të mjetit kanë qenë të martuar dhe aktualisht janë në proces shkurorëzimi. Sakaq materialet për këtë rast i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprat penale: “shkatërrimi i pronës me zjarr”, “përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike” dhe “kanosje”, ndërsa vijon puna për kapjen e Gentian Serajt.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas