ShowBiz

Ndahen pas 8 vitesh çifti i famshëm i Hollywood-it

Channing Tatum dhe Jenna Dewan divircohen pas 8 vitesh martesë.

Ata u lidhën në vitin 2006 dhe nga martesa kanë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Everly.



“Kemi zgjedhur që në mënyrë të qetë të ndahemi si çift. Ne ramë thellësisht në dashuri shumë vite më parë dhe kemi pasur një udhëtim magjik së bashku.

Asgjë nuk ka ndryshuar për atë sa shumë e duam njëri-tjetrin, por dashuria është një aventurë e bukur që na çon në rrugë të ndryshme tani. Nuk ka ngjarje dhe sekrete të fshehta.

Ne jemi ende një familje dhe gjithmonë do të jemi prindër të përkushtuar ndaj Everly.

Ne nuk do të komentojmë rreth kësaj, dhe ju falënderojmë të gjithëve për respektimin e privatësisë së familjes sonë. Shumë dashuri për ju, Chan dhe Jenna”, thuhet në njoftimin e çiftit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas