Sport

Napoli humbet Higuain për 4 ndeshje





Bëni LIKE faqen zyrtare në Facebook
               Publikuar në : 17:45 - 05/04/16 |
mapo.al

higuainAshtu siç edhe pritej, Komisioni i Disiplinës ka treguar dorën e hekurt për Higuain; sulmuesi argjentinas është skualifikuar për 4 ndeshje.


Dënimi për sulmuesin e Napolit erdhi pas ndëshkimit me karton të kuq në ndeshjen e mesditës të së dielës kundër Udinezës, kur argjentinasi reagoi ashpër ndaj arbitrit të ndeshjes, Irrati.


Në motivimin e ndëshkimit për ‘El Pipita’ thuhet se ishte “gjest i pamenduar”, në dëm të arbitrit. Për Higuain që ndër të tjera do të humbasë edhe ndeshjet me Interin e Romën do të ketë edhe një ndëshkimin me gjobë prej 20 mijë eurosh.


Ndërkohë, Napoli për takimin e radhës në kampionat do të humbasë gjithashtu edhe trajnerin Sarri, edhe ky i larguar nga pankina të dielën po i ndëshkuar me karton të kuq. Por nuk mbaron me kaq, pasi për shkak të plotësimit të kartonëve të verdhë do të mungojnë gjithashtu sulmuesi Mertens dhe mbrojtësi Koulibay./ Top Channel




Pas