Kronika

Namin me vjedhje banesash, arrestohet ‘skifteri’ në Vlorë

Një 23-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet për vjedhje të disa banesave në Vlorë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në kuadër të operacionit “Oriku-2018”, u arrestua Erjon Baraj, si autor i dyshuar për vjedhjet e banesave në pronësi të shtetasve me inicialet E.P dhe M.D, në datën 14 Shtator 2018, në Orikum.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas dyshohet të jetë autorë i 4 vjedhjeve të tjera të listuara si më poshtë, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre:

▪ Në datën 14.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit A.Sh, Orikum.



▪ Në datën 14.09.2018, vjedhja e shtetasit Y.L, Orikum.

▪ Në datën 18.08.2018, vjedhja e banesës së shtetasit A.R, Orikum.

▪ Në datën 11.09.2018, vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit J.K, Vlorë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
• bizhuteri floriri me vlerë; unaza, varëse, vëthë, medaljon etj,
• mjete të ndryshme që shërbenin për kryerjen e vjedhjeve; çekiç, kaçavida, çelësa mekaniku etj.
• tesha (rroba) të veshura për kryerjen e vjedhjeve, fiksuar edhe nga kamerat e sigurisë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas