Ekonomi

Nafta, SHBA i bën presion ‘OPEC’ për të ulur çmimet

Tashmë që çmimet e naftës kanë prekur nivelet më të larta të 4 viteve të fundit duket se disa prej vendeve më të mëdha prodhuese po vlerësojnë strategjitë për të frenuar rritjen e mëtejshme të çmimeve.

Arabia Saudite dhe Rusia, dy prej vendeve më të mëdha prodhuese në botë po mendojnë që të rrisin prodhimin e naftës me 1 milionë fuçi në ditë tregojnë burime pranë të dyja palëve.



Një zyrtar i lartë i OPEC ndërkohë, tha se kjo ide vjen pas kritikave të Donald Trump mbi çmimin e lartë të arit të zi.

Rritja e prodhimit do t`i jepte kështu fund 17 muajve me radhë të kufizimit të prodhimit, rrjedhojë e disa samiteve të njëpasnjëshme mes vendeve të OPEC dhe prodhuesve të tjerë jashtë organizatës, me në krye Rusinë.

Vetëm Shtetet e Bashkuara kanë mbetur vazhdimisht jashtë këtyre marrëveshjeve. Por gjithsesi, afërsia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës me Arabinë Saudite njihet botërisht dhe dy vendet influencohen së tepërmi nga njëri tjetri, sidomos në drejtim të tregut të naftës, shkruan “scan.tv”.

Tashmë jemi në situatën ku, SHBA po ushtron presion ndaj OPEC për të nxitur një ulje të çmimeve, gjë që mund të ndodhë vetëm nëpërmjet rritjes së prodhimit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas