Kronika

“Na jep çfarë ke ose shkon keq për ty!” Arrestohet adoleshenti shqiptar dhe shokët gangsterë

Policia italiane është hasur me një rast të bulizmit, por ndryshe nga rastet kur fenomeni mbetet në trajtat e kërcënimit psikologjik, në rastin në fjalë situata ka degraduar në nivele më të rënda.

Ngjarja ka ndodhur në Reggio Emilia dhe policia është detyruar të arrestojë 3 adoleshentë, një shqiptar, një nigerian e një italian. Grupi i gangsterëve ndalonte njerëz në rrugë dhe u kërkonte paratë, celularët apo gjithçka të vlefshme e që mund të shitej. Shqiptari me “grupin” kanë ndaluar një adoleshent dhe i kanë kërkuar “gjithçka”.



Djalin e kanë vjedhur, por fill pas ngjarjes ai ka lajmëruar policinë e cila më tutje ka arritur të kapë adoleshentët.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas