Sport

Myler e tepron: Shpejtësia e Mbape? Më duket se ka motor në prapanicë

Gjermania dhe Franca u takuan në Munih të enjten, por asnjëra nuk arriti të shënojë dhe ndeshja u mbyll në barazim 0-0. Ky takim ishte i vlefshëm për Ligën e Kombeve dhe i vetmi që bëri diferencën ishte sërish Mbape.

19-vjeçari e ngacmoi shumë mbrojtjen e Gjermanisë me driblimet e tij dhe inteligjencën e përgjithshme të lojës. Tomas Myler tha pas ndeshjes se Mbape ka aftësi që ët gjithë do të donin t’i kishin dhe shpejtësia e tij e madhe nuk ka një shpjegim biologjik, pasi është e pakrahasueshme.



“Mbape ka një motor në prapanicën e tij që të gjithë të tjerët dëshirojnë të kenë”, u shpreh Myler.

“Ai e bën një hap të shpejtë dhe e lë kundërshtarin prapa. Ai duhet të mbrohet minimalisht nga dy futbollistë. Edhe nëse ai lë një lojtar pas, tjetri duhet të përpiqet ta ndalojë atë.

“Kjo është e vetmja mënyrë që ju mund të ndaloni lojtarë të shpejtë si ai. Sigurisht, ai pati disa momente gjatë lojës që gëzonin spektatorët”- përfundoi Myler.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas