Kronika

Muzikë dhe drogë: Instagram nis bllokimin e llogarive të gangove shqiptarë




               Publikuar në : 18:09 - 18/11/18 |
mapo.al

Gjigandi i medias sociale, Instagram, ka nisur të bllokojë ose të heqë përmbajtjen e disa prej llogarive të gangsterëve shqiptarë. Kështu raporton gazeta britanike Express.


Mediat angleze raportuan të shokuara javën e shkuar se gangsterët shqiptarë po ekspozonin në rrjetet sociale pasurinë që e kanë fituar në rrugë kriminale.

Një prej këtyre grupeve ishte Hellbanianz me qendër në Londër. Por një zëdhënëse e IG tha se ata nuk e lejojnë sjelljen e paligjshme dhe as kërcënimet e krimit të organizuar.

Ajo ka kërkuar edhe ndihmën e opinionit publik për të raportuar këto raste.

Gazeta shkruan se Hellbanianz sjellin në Angli drogën e Amerikës Latine. “Shumë gangsterë janë fëmijët e azilkërkuesve shqiptarë,” përfundon shkrimi.

<
>
gango1 gango2 gango4 gango5 gango6 gango7 gango8 gango9 gango10


Etiketa: , , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

CLOSE
CLOSE
Pas