Kryesore

Muxhahedinët kërkojnë varreza në Shqipëri

Ndërsa kanë zgjidhur problemin e strehimit, komunitetit iranian që është zhvendosur pranë Manzës i ka dalë një problem i paparashikuar. Varrosjen e personave nga ky komunitet.

 Para disa ditëve në varrezën e zonës u varros një grua iraniane, por disa banore të zonës e kanë protestuar me forcë duke kundërshtuar varrosjen e iranianeve në Varrezat e Manzës.

Një prej personave që ka përkrahur këtë protestë shpjegon për Top Channel, arsyen e kundërshtisë së varrosjes së iranianëve në këtë varrezë.



“Problemi qëndron se në këtë zonë ka 5 mijë banorë, ndërsa sipërfaqja e varrezave është 4 mijë metra katrore. Raporti I popullsisë gjate gjithë këtyre viteve është rritur dhe në këtë varreze edhe nja 60 vende ka dhe nuk ka vend që të vijnë edhe ato. Unë kam nanën dhe të afërmit e mi këtu pse duhet t’i çojë unë te afërmit e mi në një varrezë të një fshati tjetër”, u shpreh Kujtim Tila, banor i Manzës.

Ndërkohë administratori i njësisë administrative të Manzës, është shprehur se shtetasja iraniane është varrosur në varrezat e Manzës me leje të bashkisë së Durrësit. Por për të ardhmen, administratori shprehet se është gjetur një zgjidhje tjetër.

“Për këtë problem kemi kontaktuar edhe me përfaqësues të komunitetit iranian dhe është vendosur që ata të blejnë një sipërfaqe toke për të bërë varrezat e tyre dhe në të ardhmen ato do të kenë një vend të tyre dhe varrezat e Manzës do jenë për banorët e zonës”, u shpreh Muharrem Sula, administrator i Manzës.

Madje përfaqësia e komunitetit iranian janë shprehur se më të hapur varrezat e tyre do ta zhvarrosin trupin e të ndjerës dhe se varrosja në atë varrezë ishte një zgjidhje e momentit. tch

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas