Aktualitet

Mustafa: PDK le të shkojë vet në zgjedhje

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se PDK-ja nuk është në gjendje të vendos për vendin, pasi që sipas tij, nuk ka vota të mjaftueshme.

isa-mustafa1“Në popullin tonë thuhet “dija hallin vetit”. Edhe PDK, që me koalicionin pesëpartiak ka vetëm 36 vota në Kuvendin e Kosovës prej 120 votave, vështirë dhe hiq se mundet në mënyrë rezolutive të përcaktojë se çfarë duhet të bëhet në Kosovë dhe se kur vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, ka shkruar Mustafa në Facebook.
Mustafa ka shkruar se Kuvendit tashmë ka një shumicë parlamentare, dhe se nëse PDK-ja do zgjedhje, le të shkojë e vetme.
“Kuvendi duhet të zhbllokohet nga mbajtja peng e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, duhet të zgjedhet kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Qeverinë do ta zgjedhë ai grupim që ka shumicën e votave, që është i gatshëm të sigurojë zhvillim, përfshirje të komuniteteve, luftë kundër korrupsionit e krimit të organizuar dhe partneritet evropian”, ka shkruar tutje Mustafa.
“Kushtetuta do të respektohet, do të veprohet edhe sipas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por një gjë është e qartë se Qeveria e këtij vendi zgjedhet me votat e shumicës së deputetëve dhe jo sipas renditjes të subjekteve politike nga zgjedhjet nacionale”, ka shkruar në fund i pari i LDK-së.



(Rtk)

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas