Kryesore

Mustafa Nano vazhdon provokimet në Mapo: Dashuria e Edith Durham për shqiptarët, trill i një gruaje të…

Analisti Mustafa Nano vazhdon të provokojë me komentet dhe pikëpyetjet e tij. Pas një vizite në Beograd, ai vjen me një shkrim pikant në Mapo.

“Më 9 e 10 korrik isha në Beograd. Isha i ftuar për të marrë pjesë në një konferencë të organizuar nga Tanjugu dhe Agjencia Shtetërore Telegrafike Shqiptare (ATSH). Tema e konferencës ishte “Serbia e Shqipëria – si të ecet më tutje”, dhe të ftuarit në të ishin nga Beogradi e Tirana. Kishte edhe ndonjë shqiptar të ardhur nga Lugina e Preshevës (Fatmir Hasani, deputet në Parlamentin e Serbisë), por planet ishin bërë që të shkëmbeheshin mendime mes serbëve e shqiptarëve të Shqipërisë. Kështu ishte vendosur, me sa duket për ta mbajtur “elefantin” në një qoshe. Por “elefanti” ishte aty, në mes të dhomës. Dua të them që të ftuarit folën veç për Kosovën. Jo vetëm nuk bënë asnjë përpjekje për ta shmangur këtë temë, por bënë çmos ta hidhnin mbi tryezë. I pari ishte Ivica Daçiç, që e përshëndeti në hapje atë takim.



Nuk më pëlqeu fjala që ai mbajti. M’u duk si një gjë e nxjerrë nga ndonjë sënduk, ku ai mban gjëra të përdorura. M’u bë se po dëgjoja një fjalim që e kisha dëgjuar me dhjetëra herë. Dhe m’u kujtua një ngjarje e para disa viteve me Ismail Kadarenë në një festival kulturor në Torino, ku merrja pjesë edhe unë. Festivali kishte për lajtmotiv Shpresën, madje edhe titulli ishte “Shpresa – si të shohim nga e ardhmja”, por Kadare mbajti një fjalim mbi raportin e shkrimtarit me diktaturën, që ishte një variacion mbi një temë, të cilën ai e njihte mirë e për të cilën kishte folur në më shumë se një rast. Spektatorët që ishin mbledhur ta dëgjonin (ishin afro një mijë vetë), ishin gjatë gjithë kohës sy e veshë, sidoqoftë, dhe në fund, u duk se ai nuk i zhgënjeu. Përkundrazi, rrallë më kishte qëlluar të shihja një audiencë aq të thëthitur prej folësit. Njerëzit atje shijuan çdo fjalë të shkrimtarit nga Gjirokastra, dhe as që u shkoi mendja të kërkonin përputhje mes fjalës së tij e klimës së festivalit. Shijuan dhe mënyrën se si Kadare e mbylli ndërhyrjen e tij: “Shpresoj që në një mënyrë a në një tjetër të kem folur për shpresën”. Në fakt, nuk foli fare për shpresën, por siç thashë, askush nuk e vuri ujin në zjarr. Ata kishin ardhur aty të dëgjonin Kadarenë.

Ja, kjo më erdhi në mendje, teksa po dëgjoja ministrin e jashtëm të Serbisë të fliste veç për Kosovën në një konferencë me titull “Serbia e Shqipëria – si të ecet më tutje”. Kur po i afrohej fundit të fjalës së tij, unë po prisja ta mbyllte në stilin kadare-an me fjalët: “Shpresoj të kem dhënë një ide se si shqiptarët e serbët mund të ecin përpara me sytë nga e ardhmja”. Por për fat të mirë, këtë mbyllje na e kurseu. E mbylli fjalën duke bërë batuta me europarlamentarin Eduard Kukan, që na është bërë si i shtëpisë këtyre anëve. Ky i fundit kishte ardhur më i përgatitur për të folur për temën e konferencës, por puna është se kush vjen në Ballkan të flasë me gjuhën e BE-së është i dënuar të mos thotë asgjë. Duket se është e mundimshme për evropianët që të gjejnë zgjidhje për gjëegjëzat ballkanike”.

Ai vijon më tej me disa pikëpyetje për një personazh shumë të dashur për shqiptarët, siç është Edith Durham.

“Me që ra fjala, sa do doja ta shihja me sytë e tyre këtë Ballkanin tonë! Kuptohet, jo me sytë e Eduard Kukanit, i cili është sllovak, dhe për rrjedhojë disi më i familjarizuar me këtë botën tonë, por me sytë e një evropiani të largët, gjeniun, krejt të pamësuar me hilet, djallëzitë, dyfaqësinë, mujsharit, kurthet, goditjet pas shpine, stilin “hidh gurin e fshih dorën”, që për ne janë më të zakonshme e më të nevojshme sesa gjesti i të urinuarit. Më është dukur një ushtrim gjithnjë kureshtar ta shoh këtë botën time me sytë e një tjetri. Për herë të parë jam kapur prej kësaj ngasjeje kur kam lexuar shënimet e udhëtarëve të shekullit XIX, mes të cilëve edhe të “serbomadhes” Georgina Muir Mackenzie e të “shqiptaromadhes” Edith Durham. Lidhur me këto dy zonja, kam dashur të kuptoj se si ndodhi që u magjepsën kaq shumë pas kësaj botës sonë. Por, më lindnin pyetje njëra pas tjetrës, me anën e të cilave e vija në dyshim çfarë ato ndjenin respektivisht për serbët e për shqiptarët: Kjo e tyrja ka qenë dashuri, apo mëshirë? Simpati apo empati? Ishte e gjitha prej kuptimit apo moskuptimit? Apo ishte një ushtrim mazokist i dy grave të papërmbushura, e të lodhura, me atë botën e tyre tepër të rafinuar? Apo ishte një nga ato trillet femërore, që neve na i bëjnë femrat të duken të pakuptueshme e misterioze? Hëm, vetëm një ballkanasi mund t’i shkojë mendja ta vërë në diskutim, apo ta zhvleftësojë, dashurinë e tjetrit për të, siç po bëj unë në këtë rast. Ndoshta vetëm një shqiptari”.

“Bomba” ime në Beograd

PasPara

1 koment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas