Sport

Murinjo-lojtarëve: Luajtët si plehëra!

E kishit harruar Murinjon që ulëristë e bërtiste? Murinjon që e kap me të gjithë dhe nuk fal askënd? Ja pra u rikthyer gjeniu i polemikës, që në ndeshjen kundër Malagës në Copa del Rey nuk ka ngurruar fare që ta cilësojë Realin e tij si një “plehrë” të vërtetë, kjo sepse skuadra madrilene mundej në pjesën e parë me shifrat 2-0 nga Malaga që drejtohet nga Manuel Pelegrini, një ish-trajner i Realit e, mbi të gjitha, një nga viktimat e portugezit kur mori përsipër drejtimin e rekordmenëve të Spanjës.



Murinjo, në konferencën për shtyp pas ndeshjes nuk është rezervuar aspak në fjalët e tij. Por ndryshe nga herët e tjera, në shënjestër të “Special One” kanë përfunduar vetë lojtarët e Realit të Madridit. “Po të ishte në dorën time do t’i zëvendësoja të gjithë. Në pjesën e parë mbollën vetëm plehra. Gjatë pushimeve, disa lojtarë çlodhen, ndërsa disa të tjerë vetëm hanë dhe pine. Në pushimin e ndeshjes u kërkova lojtarëve që t’i linin plehërat mënjanë”,-ka thënë Murinjo, duke iu referuar zëvendësimeve të bëra prej tij që sollën dhe përmbysjen e rezultatit, duke i dhënë fitoren 3-2 Realit të Madridit, i cili në 45 minutat e para ishte në disavantazh të dy golave.

Portugezi hodhi në fushën e lojës Khediran, Ozil dhe Benzema në vend të Kajehon, Arbeloa e Kakas. Njëzet minuta dhe ndeshja u përmbys me golat e Khediras dhe më pas të Higuain. Të fundit e firmosi Benzema, që rezultoi një tjetër zëvendësim i goditur nga portugezi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas