Sport

Murinjo largon Ronaldon dhe Kakan nga Reali?

Është kjo hipoteza për të cilën flasin mediat sportive spanjolle, pasi besohet se trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo, është tejet i nevrikosur me futbollistët yje të ekipit, Kristiano Ronaldon dhe Kakan. “Sport” shkruan se Murjnjo është shumë i zhgënjyer me mënyrën se si futbollistët e tij kanë udhëtuar anëembanë botës për pushime dhe nuk kanë qëndruar në shtëpi. Marrëdhëniet me Kakan besohet të jenë në pikën më të ulët të mundur, me lojtarin që vazhdimisht po kërkon largimin nga klubi për minutazh më të madh. Dalja e Nuri Sahinit në skenë dhe forma e Mesut Ozil kanë bërë që Kaka të mos jetë i nevojshëm për Murinjon. Ndërkohë, marrëdhëna e trajnerit portugez me Kristiano Ronaldon po ashtu po bëhet tejet e ngrirë. Murinjo nuk e mbroi Ronaldon pas vërshëllimave në “El Clasico” nga tifozët madrilenë dhe madje agjenti i tij, Horge Mendes, duket i pafuqishëm për të ndaluar një prishje të mëtutjeshme të marrëdhënieve. Mendohet se gjithçka do të zbulohet publikisht në rast se Real Madridi nuk arrin të fitojë ndonjë trofe të madh këtë sezon.



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas