Kronika

Muratori shqiptar vdes në vend pasi kishte montuar skelën, miku i tij italian që shkoi ta ndihmonte…




               Publikuar në : 16:14 - 02/08/18 |
mapo.al

Zigur Bendaj, 48 vjeç nga Shqiperia dhe fqinji i tij italian, Marco Alfano, 56 vjeç, i cili kishte nxituar të shpëtonte mikun e tij pasi e pa të shtrire në toke, kane mbetur te dy te vdekur pasi i zuri korrenti.


Ngjarja ka ndodhur në Velletri, pranë Romës, ku sic raportojne mediat italiane, muratori shqiptar ishte duke montuar skelën para shtëpisë për të nisur punimet ditën e sotme.

Sipas hetimeve, shqiptari duke montuar skelën metalike ka rënë në kontakt me rrymën elektrike duke pasur më pas dhe shkarkim elektrik.

Për ta ndihmuar ka shkuar fqinji i tij, Marco Alfano, i cili edhe ai ka gjetur vdekjen nga shkarkimi elektrik.


Etiketa: , , , , ,

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas