Kryesore, Politika

Mungesa e opozitës dhe deputetëve të PS, mazhoranca, në limit numrash për të kaluar projektligjet

Ashtu siç edhe pritej, mazhoranca kaloi sot pa debat tre propjektligjet e parashikuara në rendin e ditës, sa kohë që opozita nuk është shfaqur ende në Kuvend.

Kjo nuk ishte diçka e re për punimet e sotme. Ajo që ra në sy në fakt është numri i tkurrur i mazhorancës, si rezultat i mungesave që vijnë nga vetë radhët e saj.



Sot u votua lidhur me një ndryshim në projektligjin “Për sektorin e gazit natyror”, projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘Për dhënien me qira të tokës bujqësore e pyjore, të livadheve dhe kullotave që janë pasuri shtetërore’ dhe për projektligjin “Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në aktin e Gjenevës të marrëveshjes së Lisbonës për emërtimet e origjinës dhe treguesit gjeografikë”.

Të treja draftet sa më sipër u votuan me 71 vota aq sa ishin në seancë.

Ndërkohë në cdo séance parlamentare vijojnë të mbeten të mbartura projektligjet që kërkojnë shumicë të cilësuar, siç është projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin ‘Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë’”.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas