KMR

Mund ta pësojmë të gjithë! Bëni kujdes nga kurthi më i ri që hajdutët bëjnë me makinat…

Hajdutët janë shtuar shumë dhe së fundmi po përpiqen të përfitojnë edhe nga makinat nëpërmjet disa trukeve të reja në treg.

Rasti konkret është një metodë jo e sofistikuar, por e mirë menduar dhe shpeshherë mjaft efektive.



Hajdutët turq kanë shpikur një metodë të re për të grabitur shoferët e automjeteve.

Rasti më i fundit ka ndodhur pranë një banke të nivelit të dytë në qytetin Adiyaman të Turqisë.

Një biznesmen sapo ishte duke i hipur makinës, kur vuri re se goma e pasme i ishte çarë

Një moment, atij i afrohet edhe person duke i premtuar se do ta ndihmonte.

Ndërkohë që ky e shpërqendronte duke e pyetur, tre persona të tjera hapën derën e makinës duke i marrë prej aty çantën me disa mijëra euro, çeqe dhe ar.

Pasi konstatoi se shokët i morën çantën, hajduti që iu afrua sikur do ta ndihmonte, bëri sikur po i ndiqte ata ndërkohë që u largua me vrap.

Në fund biznesmeni kuptoi gjithçka, megjithatë çanta nuk është gjetur ende.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas