ShowBiz

Mozzik po bëhet baba? Pritet të konfirmohet vetëm prej tyre…

Burime të Rtv21, zbulojnë që e dashura e Mozzik, Loredana është shtatzënë.

Njerëz të afërm të çiftit, kanë konfirmuar lajmin për rtv21.tv duke treguar që ajo tashmë është në muajin e katërt të shtatzënisë.



Loredana Zefi, e cila është shumë aktive në rrjetin social Instagram, që nga data e 12 prillit nuk ka postuar fotografi ku i shihet i gjithë trupi. Në fotot të cilat ajo ka postuar, shihet që ka shtuar në peshë.

Ndërsa Mozzik, gjithashtu me një postim në rrjetin social Instagram, pati lajmëruar fansat e tij që do i ndaloj koncertet deri në fillim të vitit 2019. Ky lajmërim u bë nga ai në muajin qershor, kur edhe kishin filluar zërat për një shtatzëni të mundshme të saj.

Ai gjithashtu është zhvendosur për të jetuar në Zvicer, tek Loredana, kjo lë të kuptohet që ai dëshiron të qëndrojë pranë saj gjatë periudhës së shtatzënisë.

Mozzik dhe Loredana, e bënë publike lidhjen e tyre, më 29 maj të vitit 2017, në tetor të po këtij viti çifti u përfol për një ndarje të mundshme por që kjo doli të ishte vetëm një krizë në çift, të cilën e tejkaluan shpejt.

Loredana në qershor të këtij viti pati lansuar këngën “Sonnenbrille”, e cila ka arritur mbi 20 milionë klikime në youtube. Ndërsa Mozzik para katër ditësh, lansoi projektin “Pa pa”, i cili deri tani ka arritur mbi 1 milion klikime në youtube.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas