Sport

Mou mbetet Mou, i ngre pritë pas ndeshjes gjyqtarit!


Jeton Selimi



Në konferencën e zakonshme për shtyp ishte i zakonshmi Murinjo, që kërkoi të “ndërgjegjësonte” mediat rreth asaj që ai kishte përjetuar në barazimin 2-2 me Barcelonën, çka i kushtoi Realit të tij eliminimin nga Copa del Rey. Megjithatë, Mou vendosi ta bënte të madhe edhe kësaj radhe në përfundim të konferencës. Portugezi zuri vend në garazhin e stadiumit “Nou Camp”, pranë makinës së gjyqtarit kryesor të ndeshjes, Vitienes Texeira, dhe sapo ky i fundit është afruar, e ka sulmuar verbalisht duke e ofenduar me sharje që kishin sfond seksual. “Vaya artista, como te gusta joder a los profesionales”, i pashkësh thënë Mou gjyqtarit, që e përkthyer ka këtë kuptim “Sa të pëlqen të shkosh me profesionistët”.

Mou në konferencë

Trajneri i Real Madridit, Zhoze Murinjo ka pohuar se eliminimi në Copa del Rey në Camp Nou ishte i pritur nga lojtarët e tij, pasi vetë rrethanat e kanë bërë që ata të mendojnë kështu, por ky sipas portugezit është një mendim të cilin ai nuk e ka përkrahur në asnjë moment. “Dëgjova në dhomat e zhveshjes se është e pamundur të fitosh këtu”, theksoi Murinjo dhe nën presion të gazetarëve se pse ai mendon kështu, portugezi u përgjigj: “Pyesni vet lojtarët”. “Nuk dua të flas për gjyqtarin. Ne erdhëm me shpresën për t’u kualifikuar. E dinim se do të ishte e vështirë, por erdhëm me shpresën për të arritur synimin tonë. Unë kam luajtur këtu me Çelsin, me Interin dhe me Real Madridin në kampionat, kupë dhe Champions. Gjithmonë ekipet e mia kanë marrë karton të kuq. Kjo është situatë me të cilën jam familjarizuar”, deklaroi Murinjo në konferencën për shtyp.

Kasijas-gjyqtarit: Shko festo me Barçën

Portieri dhe kapiteni i Real Madrid, Iker Kasijas ka ironizuar arbitrin e klasikes së të mërkurës, Vitienes Texeira. Në përfundim të ndeshjes, në përballjen me gazetarët gardiani i Los Blancos ka treguar indinjatën e tij me gjykimin e bërë gjatë sfidës ku Reali barazoi 2-2. E përditshmja “AS” raporton deklaratën e Kasijas: “Po, i thashë se mund të shkojë të festojë me Barcelonën. Por janë gjëra që thuhen në gjaknxehtësi e sipër. Ishte moment i tensionuar dhe nuk duhen marrë shumë seriozisht. Sidoqoftë mendoj se meritonim më shumë”, ka thënë Iker Kasijas. Ndeshja e kthimit mes Barcelonës dhe Real Madrid përfundoi në barazim 2-2, por për shkak të ndeshjes së parë, e cila përfundoi me rezultatin 1-2 për Barçën, katalanasit shkuan në gjysmëfinalet e Kupës së Mbretit.

 

Drejtori i Realit

 

Butragenjo: Futbolli deshi që të fitonte Barcelona

Drejtori i Real Madridit, Emilio Butragenjo ka deklaruar pas ndeshjes El Clasico ndaj Barcelonës se është futbolli ai që nuk ka dashur që “Los Blancos” të fitojnë. “Ekipi ka treguar fuqi të madhe dhe ka luftuar deri në fund. Duhej të ishim ne fituesit e kësaj ndeshjeje, por futbolli nuk ka dashur ta shpërblejë Real Madridin.Barcelonakishte më shumë fat. Diferenca ishte goditja e Ozil dhe goditja e Alves. Njëra hyri gol dhe tjetra goditi traversën”, theksoi Butragenjo.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas