Sport

Mou: Barça ende në lojë. Urime Guardiolas!

Zhoze Murinjo nuk pushtohet nga euforia megjithëse Reali i Madridit ka thelluar në pesë pikë diferencën me Barcelonën në krye të renditjes. Ndalesa e skuadrës katalanase në javën e fundit ka rritur dozat e optimizmit në kampin madrilen, por tekniku qetëson atmosferën rreth ekipit të tij, duke bërë të ditur se gara për titullin kampion është e hapur. Murinjo është shprehur se kampionati është ende i gjatë, duke kërkuar nga skuadra e tij të mos pushtohet nga euforia. “Diferenca me Barcelonën është shumë e rëndësishme, por asgjë nuk është mbyllur. Kemi edhe shumë ndeshje për të luajtur deri në fund të sezonit dhe duhet të ruajmë ritmin. Kemi treguar se jemi skuadra më e mirë, por duhet ta konfirmojmë këtë në ndeshjet e mbetura”,- ka thënë Murinjo. I paevitueshëm komenti i portugezit në lidhje me çmimin “Trajneri i Vitit” i fituar nga Pep Guardiola. “Mendoj se si rregull është që trajneri të fitojë Ligën e Kampioneve dhe Guardiola e fitoi. Kështu ai e meriton këtë çmim. Sezonin e fundit unë fitova vetëm Kupën e Mbretit”, ka përfunduar Zhoze Murinjo, i cili nuk mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çmimeve, pasi preferoi të qëndronte me skuadrën në prag të ndeshjes së kthimit kundër Malagas në Copa del Rey.

 



PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas