Kronika, Kryesore

Motra e të arrestuarit: Erogeni u fotografua me Veliajn në dasmën time

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar në Facebook foton e një prej të arrestuarve në Shkodër. “Erogen Brajoviç, i arrestuar dje në Shkodër, mik për kokë i Lal Plehut!”, ishte ky postimi i shkruar nga Berisha.

Por menjëherë ka reaguar në statusin e Berishës motra e Brajoviç, Borana Spiro, e cila përgënjeshtron ish- kryeministrin.



Ajo shkruan se i vëllai nuk ka qenë dhe as është mik me Erion Veliajn, por ka qenë në momentin e celebrimit të saj në martesë.

“Kjo foto është në ceremoninë martesore timen. Dhe nuk e kuptoj me çfarë të drejte e poston. Kjo është 1 ndër 1 milionë gënjeshtra që bën përditë. Lëre politikën e të shpëtojë populli shqiptar se e mbyte me intriga dhe rrena. Erogeni nuk është ai që thonë mediat, por një familjar dhe njeri i qetë, nuk përzihet në krime. Turp të të vijë, je kancer i shqiptarëve”, shkruan Borana Spiro, motra e të arrestuarit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas