E mbani mend Ornela Bregun? Ish-prezantuesja e “Top Channel” është shkëputur prej kohësh nga ekranet shqiptare për t’iu kushtuar familjes së saj.
Në rrjetet e saj sociale ndan shpesh foto me familjen, por një i postuar së fundmi ka tërhequr vëmendje.
Në Instagram ajo ndan foto nga Spanja ku ka hasur në një emër të njohur të sportit botëror.
Motra e politikanes Majlinda Bregu, ka postuar një fotografi në krah të legjendës braziliane të futbollit Ronaldo.
“Meqë Ronaldo na kërkoi një foto, nuk i thamë jo’’,– shkruan me humor Bregu.
KOMENTO (0)