Kryesore

Motra e Haklajve vijon rrëfimin: Pse doli Azemi me pistoletë në dorë?

Zylfije Haklaj, motra e 4 vëllezërve Haklaj ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive për gazetën Shqiptarja.com vrasjen e Azem Hajdarit.

Ajo i rikthehet ngjarjes së mbrëmjes së 12 shtatorit 1998, për të cilën thotë se “Më datën 12 shtator 1998, Fatmiri kishte shkuar në Tiranë siç ishte e lirë për të gjithë për të udhëtuar për Tiranë, por për çudi shumë diskutohet pse Fatmiri, ka shkuar në Tiranë. A mund të shtrohet pytja përse ata kanë shkuar në Tiranë, ku Tirana është e të gjithëve dhe oborri i PD, u përket edhe njerëzve që guxojnë të mendojnë ndryshe. Fatmiri nuk i ka shkuar Azemit tek banesa e tij dhe as në zyrën e tij, përse duhej të dilte deputeti së bashku me badigardët e tij në oborrin e PD, për të verifikuar kalimtarët ose njerëzit që ishin shfaqur në oborrin e PD”.



Sipas motrës së Haklajve: “Pse nuk lind pyetja përse Azemi i provokoi kalimtarët ose njerëzit e shfaqur në oborrin e PD duke shkuar drejt njerëzve me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me dy bodigardë, të cilët ishin edhe të armatosur me armë automatike. Kur një njeri vjen drejt teje me pistoletë në dorë dhe i shoqëruar edhe me njerëz të tjerë të armatosur, nuk e di se si mund të veprojë njeriu në rrethana të tilla, veçse të vetëmbrohet, sepse vetëmbrojtja vjen shpesh herë edhe instinktivisht si diçka e lindur”.

“Në qoftëse Azemi ose Saliu kishin dorë në vrasjen e Shkëlqimit dhe tani ndiheshin të pa sigurtë me qëndrimin e Fatmirit në oborrin e PD pse nuk u lajmërua policia për të marr masa shtetërore, por del vetë deputeti i cili shqetëson kalimtarët dhe njëkohësisht i provokon ata. Fatmiri në pozicionin mes jetës dhe vdekjes ka qëlluar dhe nuk i ka dhënë kohë askujt tjetër për të vepruar. Fatmiri, na ka treguar se Jahoja dhe Naim Cangu kanë ndërhyrë duke u përpjekur të ndalojnë Fatmirin, por në këtë përpjekje Naimi ka mbetur i vrarë dhe Jahoja ka thyer gishtin në kacafytje me Fatmirin. Jahoja mund të tregojë edhe më mirë duke treguar edhe gishtin i cili deri vonë ka qënë i shtrembër. Fatmiri ju ka thënë Naimit dhe Jahos se kur një njeri të sulmon duhet ti kundërpërgjgjesh. Ne e dimë se vëllezërit Haxhiaj janë dënuar për këtë krim, por për ne është e çuditshme, se si mund të dënohen Ismet dhe Izet Haxhia për vrasje ose për bashkëpunim, kur ata nuk kan patur asnjë llojë lidhje me ngjarjen në fjalë. Fatmiri ka treguar se si ka ndodhur ngjarja dhe ka treguar edhe për rezistencën e Jahos dhe të Naimit, për të shmangur një gjakderdhje të mundshme. Saliu me padurim në pritje të kësaj dite, nuk heziton të fillojë djegien dhe shkatërrimin e Tiranës, ku synimet e tij, ishin dhe do të jenë vetëm pushtet dhe para mbi çdo çmim. Ky është Sali Berisha me bamat e tij dhe paftyrësinë e tij, i cili futet edhe në punët e brendshme familjare ku çfarë nuk i nxjerr goja e çfarë nuk i pjell truri. Më 4 gusht 1999 vritet Halil Haklaj dhe Feriz Kërrnaja me mina të telekomanduara, ku për herë të parë ishin përdorur kundër Fatmirit më 6 maj të vitit 1999, ku vritet Eduart Haklaj dhe unë mendojë se ato mina kishin ardhur nga Serbia, sepse tashmë, dihej botërisht se nafta shqiptare furnizonte makinerinë serbe në kohën e luftës së Kosovës“.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas