Kronika, Kryesore

Motori përplaset me makinën, humb jetën shqiptari në Greqi

Një shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motor në Kretë të Greqisë. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën “Akrotiri” në Chania.

Shqiptari 48-vjecar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ishte duke udhëtuar me motorin e tij kur është përplasur me një makinë.



Goditja rezultoi fatale për shqiptarin, i cili humbi jetën rrugës për në spital, njoftojnë mediat vendase.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, por dyshohet se shqiptari ka qenë me shpejtësi. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas