Kronika

Motori përplas këmbësorin, plagoset i moshuari

Një aksident është regjistruar ditën e sotme në Shkozë, shumë pranë godinës së ‘News24’. Mësohet se një ciklomotor është përplasur me një të moshuar, i cili ishte duke kaluar rrugën. Për pasojë është plagosur rëndë 70-vjecari, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Fill pas përplasjes, edhe drejtuesi i ciklomotorin ka humbur ekuilibrin dhe është përplasur me një shtyllë ndriçimi të rrugës.



Sapo u njoftua për ngjarjen, ambulanca transportoi me urgjencë të moshuarin, i cili paraqitet në gjendje kritike për jetën. Aktualisht në vendin e ngjarjes ndodhen forca policie, të cilët po bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas