Sport

MotoGP, në Le Mans priten “shkëndija”

Gara për titullin kampion në Botërorin e këtij viti në MotoGP do të rinisë nga cirkuiti i Le Mansit.

Marc Marquez ka nisur të rikuperojë distancën, por historikisht, skuadra e tij Honda vuan në pistat franceze. Krejt e ndryshme është situata për Valentino Rossin, që është i shqetësuar nga problemet me elektronikën, por në asfalt “Yamaha” është konkurruese.



“Vijmë nga një moment i vështirë, por besoj se niveli ynë do të jetë i ngjashëm me atë në ‘Jerez de la Frontera’. Zakonisht këtu në pistën e Le Mansit na ka ecur mirë, por duhet të kuptojmë se ku qëndrojmë në raport me kundërshtarin. Këtu kam bërë gara të bukura dhe pista më pëlqen për shkak të ndryshimeve të vazhdueshme të drejtimit dhe Yamaha ecën si duhet”, tha Valentino Rossi.

Ndërkohë, spanjolli Marc Marquez e ka mendjen më shumë te pikët, sesa tek analiza e garës.

“Deri tani sezoni ka qenë pozitiv, por në Le Mans kemi pasur rezultate jo të mira. Vitin e kaluar e paguam shtrenjtë në fazën e rimarrjes së shpejtësisë, por do të jemi në podium dhe, nëse na ecën mirë, arrijmë fitoren”, tha Marc Marquez.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas