Kronika, Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Librazhd, plagosen burrë e grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan-Librazhd.

Një automjet për shkak të motit të keq të shoqëruar me breshër të dendur ka humbur drejtimin e lëvizjes dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugë duke u shkatërruar pothuajse plotësisht.



Fatmirësisht nga aksidenti i rëndë nuk ka patur viktima, vetëm janë plagosur shoferi i mjetit 31-vjeçari A.P. dhe bashkëshortja e tij 20-vjeçe A.B.

të cilët menjëherë janë transportuar për në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit,  ku paraprakisht dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë është përplasur me trafikndarësen./BW/

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas