Kryesore, Mapo Format

“Mot i madh”: Muzeu ekspozon ç’ka mbetur pas 550 vjetësh nga Skënderbeu

Kambana e kishës së Karpenit, që daton në vitin 1465, si evokim për kohën e Skënderbeut, përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman i pasqyruar nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm, portrete, si dhe libra të autorëve të ndryshëm që kanë shkruar për Skënderbeun si Fan Noli, Kristo Frashëri etj., janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar të trajtuara me titullin arkaik “Moti i madh

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”154″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”0″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]



Kambana e kishës së Karpenit, që daton në vitin 1465, si evokim për kohën e Skënderbeut, përshkrimi i Arbërisë para pushtimit osman i pasqyruar nëpërmjet hartës me principatat shqiptare të kohës, bashkë me emblemat e tyre, fisnikët që morën pjesë në Besëlidhjen e Lezhës, bashkimin politik dhe ushtarak më të rëndësishëm në historinë e shqiptarëve, statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm, portrete, si dhe libra të autorëve të ndryshëm që kanë shkruar për Skënderbeun si Fan Noli, Kristo Frashëri etj., janë ekspozuar në Muzeun Historik Kombëtar të trajtuara me titullin arkaik “Moti i madh”. Për ta zgjuar vëmendjen e vizitorëve në rastin e 550-vjetorit të ndarjes nga jeta të heroit tonë kombëtar, Skënderbeut, ky moment në Muze kërkon të dëshmojë nga jeta dhe betejat që udhëhoqi luftëtarët shqiptarë kundër Perandorisë Osmane. Në kuadër të 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut, Muzeu Historik Kombëtar inicioi çeljen e kësaj ekspozite, e cila në përmbajtjen e saj ka ekspozitorë me armë mesjetare, si dhe libra të autorëve të ndryshëm dedikuar prijësit mesjetar të shqiptarëve. Në ceremoninë e hapjes së kësaj ekspozite kishte mjaft të pranishëm, të interesuar për dokumentacionin e larmishëm, pjesë e këtij koleksioni.

Gjatë fjalës së tij në çeljen e ekspozitës Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, do të shtonte: “Në përpjekjen e tij madhore për t’u bërë Udhëheqësi i Kryqëzatës kundër otomanëve, shpeshherë, si del nga të dhënat historike, ai u përpoq ta anashkalonte pavarësinë e princërve të tjerë shqiptarë dhe ta kthente vendin e vet në një model të organizuar sipas modelit të Francës mesjetare, si një territor i qeverisur nga një mbret. Në të njëjtën kohë duhej të përballonte fuqinë më të madhe të kohës, tmerrin e gjithë mesjetës, perandorinë osmane. Kjo në fakt ishte sfida e tij”.

Ekspozita “Moti i Madh” është si një kujtim e si një shenjë e bashkësisë arbëreshe që nëpërmjet traditës së vet dhe letërsisë së shkruar e mbajti të pashuar zjarrin e viteve të Skënderbeut për ta ringjallur ashtu si Feniksi në memorien dhe kujtesën kolektive të mbarë shqiptarëve.

Sipas dr. Dorian Koçit, Skënderbeu sot vlerësohet e studiohet në Akademinë Mbretërore të Londrës për strategjinë dhe taktikën e tij ushtarake, ndërsa bustet dhe monumentet e tij janë në të gjitha sheshet qendrore europiane, ndaj është një hero dhe simbol i qytetërimit europian.

Ekspozita përmban statute, faksimile, gravura të autorëve të ndryshëm dhe portrete, kryesisht nga përkthimi i Marin Barletit në Gjermanisht i vitit 1533 ku janë të përfshirë rreth 107 ilustrime. Si autorë të mundshëm përmenden Hans Burgmair, Jorg Breu i Vjetri, Jorg Breu i Riu etj. Përzgjedhja e këtyre gravurave që pasqyrojnë shpirtin e kohës është bërë me qëllimin për ta parë Skënderbeun ashtu si e vështroi dhe përjetoi Europa e Humanizmit e shekullit XI-XVI.

Projeksionet artistike me dokumentarë dhe imazhe nga filmat për Skënderbeun pasurojnë ekspozitën “Moti i Madh” gjatë gjithë hapësirës së hollit kryesor të Muzeut Historik Kombëtar.

Viti 2018 është shpallur nga qeveria shqiptare si Viti Mbarëkombëtar i Gjergj Kastriot Skënderbeut, ku gjatë gjithë vitit do të zhvillohen një sërë aktivitetesh, si dhe do të rehabilitohet Memoriali i varrit të Skënderbeut dhe të Kishës së Shën Kollit, në Lezhë.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas