Bota

Moska: Planet për paqe në Ukrainë janë bllokuar pas vdekjes së liderit rebel

Rusia përjashton çdo përparim të shpejtë në bisedimet për paqe në lindje të Ukrainës pas vdekjes së liderit separatist prorus, Aleksander Zakharçenko në një shpërthim me bombë.

“Zakharçenko u vra dje në Donetsk në restorantin ‘Separ’ në qendër të qytetit”, sipas agjencisë së lajmeve të forcave separatiste “Donetsk News Agency”.



Ministri rus i Punëve të Jashtme, Sergei Lavrov tha sot se “sulmi ishte një provokim i Ukrainës… dukshëm me qëllimin për të përmbysur implementimin e marrëveshjeve të Minskut”.

Marrëveshjet e Minskut janë disa marrëveshje që u arritën në vitin 2015 me qëllimin për të zgjidhur konfliktin në Ukrainë.

Luftimet në dy rajonet më lindore të Ukrainës, Donetsk dhe Lugansk, filluan katër vite më parë në përgjigje ndaj largimit që i bënë ukrainasit presidentit prorus në kuadër të një kthese drejt perëdnimit.

Më shumë se 10 000 persona kanë vdekur që prej fillimit të këtij konflikti në vitin 2014.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas