Kryesore

Mosdekretimi i Lleshit/ Rama i bën ‘shah’ Metës, e çon në Kushtetuese






               Publikuar në : 16:51 - 11/11/18 |
mapo.al

Krahas informacionit që Kryeministri Edi Rama do t’i japë Presidentit Ilir Meta të hënën për Sandër Lleshajn, socialistët kanë vendosur që në të njëjtën ditë t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese, duke i kërkuar që të interpretojë nëse Kreu i Shtetit ka të drejtë të mos dekretoje një ministër.


Kërkesa për intepretimin e Kushtetutës u paralajmërua pak ditë më parë edhe nga vetë Edi Rama, i cili vlerësoi se është e nevojshme që të shmangen precedentët me presidentët e tjerë, pasi, siç tha ai, me Ilir Metën është i bindur se do të kuptohen.

Me dy anëtar, praktikisht Gjykata Kushtetuese është jashtë loje, por kryeministri ka bërë të qartë se nuk e ka me ngut dhe se përgjigjen e pret kur gjykata të jetë funksionale, me qëllim që rasti Lleshaj të mos përsëritet në të ardhmen.

Por, në debatin e hapur nëse një President ka të drejtë të refuzojë propozimin e Kryeministrit për një anëtar kabineti, qëndrimet janë të ndryshme. Alfred Moisu, i cili si President ka pasur jo pak herë rezerva për propozimet që i vinin nga kryeministrat e kohës, Nano dhe Berisha, këshillon që Rama dhe Meta të ulen e të bisedojnë për të shmangur krizat.

Një ditë më parë, Presidenti lajmëroi se po e merr në konsideratë kandidaturën e Sandër Lleshit, që fillimisht nuk e bindi. Në lojë Ilir Meta futi edhe kryetarin e Kuvendit, i cili duket se është në rolin e ndërmjetësit, ndërsa kryeministri përshëndeti kthesën e Presidentit.


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas