Aktualitet

Mosbindja civile, deputeti i PD ftesë fermerëve: Ejani në protestë, por jo duarbosh

Ditën e nesërme është parashikuar nga opozita e bashkuar të zhvillohen disa protesta në të gjithë vendin, kryesisht duke bllokuar akset nacionale si në Lushnjë, Lezhë, Tiranë, Fushë-Krujë dhe në Milot etj..

Deputeti i PD, Myslym Murrizi i fton në protestë të gjithë shqiptarët, e veçanërisht fermerët e zonës së Lushnjës për t’ju bashkuar protestë së banorëve të Kukësit, për të kundërshtuar tarifën e vendosur në Rrugën e Kombit.



Madje, në fund të njoftimit, Murrizi i fton fermerët që në shenjë simbolike të marrin me vete edhe veglat bujqësore të punës.

STATUSI I PLOTË

Ju ftoj te protestojme.

neser 5 prill ora 10:00 te protestojme se bashku.

tek rrotondo e çermes ne shenje solidarizimi me qytetaret e kukesit.

ne proteste per te mos paguar 3 here leke per nje rruge.

pas rruges se kukesit do te taksohen rruget:

Tirane-Durres

Durres-Fier

Fier-Vlore

Tirane-Elbasan

Elbasan-Kapshtice.

per te gjitha keto rruge kemi paguar taksa qe jane ndertuar .

dhe paguajme çdo vit 470 milion euro per ti mirembajtur ato.

por qeveritaret i vjedhin ato, ose jua japin klienteve te tyre.

paguam 250 milion euro taksen majko, dhe nuk u be asnje meter rruge.

babezia e qeveritareve ndalet me kurajo qytetare.

taksa e rruges se kombit prej 45 ero per çdo kamion qe vjen ne divjake apo lushnje per prodhimet bujqesore, rendon mbi kurrizin tuaj.

te protestojme :

1-per prodhimet qe ngelen stok.

2-per fukarallikun qe çdo dite shtohet.

3-per 3200 familjet qe u hoqen nga ndihma ekonomike ne rrethin lushnje.

4- per arrogancen e qeverise ndaj hallexhinjeve.

5-per talljen qe kjo qeveri dhe ky kryeminister prej kohesh po i ben shqiptareve.

6- per ti treguar qe ne ngrihemi dhe fort bile sidomos kur na “ perkedhel” dora e ketij qe ja di kimetin te ngriturit.

7- per te treguar qe jemi qytetare dhe jo yzmeqare te asnje lloj pleher qeverie.

8- per te treguar qe nuk na poshtrojne dot nje tufe halabakesh pa moral dhe hajdutesh te pa fytyre.

9- per ti treguar çdo funderrine me kapele e pa kapele, qe nuk na ktheni dot me ne diktature.

10- per ti treguar çdo felliqesire te ardhur me mision nga sorrosi ne shqiperi se duhet te flisni dhe reagoni per hallet e shqiptareve jo per ata qe kane hall by…(lgbq).

sot eshte koha, neser do jete vone.

Te gjithe neser ora 10:00 ne autostrade tek rrotondo e çermes, ftoj fermeret e myzeqese te marin me vete mjetet bujqesore dhe prodhimet qe groposni çdo dite.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas