Politika

“Mos të çoftë Zoti aty”, Rama-komentuesit: Duket vërtetë skandal!

Kryeministri Edi Rama është përballë me ankesa për spitalet, ndërsa ka publikuar një video se si kanë ndryshuar spitalet nga investimet e qeverisë.

Komentuesit i shkruajnë në “Facebook” se personeli merr para, duke nisur nga sanitaret që sipas tyre nuk pastronin nëse nuk iu jepje lekë, apo infermierët që stë bënin mjekimin pa i paguar. Ata ankohen për kushtet në spitale dhe shkruajnë se të zë frika për të shkuar në tualet.



Ndërsa përgjigjet e Ramës janë se nëse ka persona që marrin para duhet të denoncohen apo se në spitale shumica janë profesionistë e korrektë. Për sa i përket kushteve të përshkruara nga një prej komentuesve, Rama e pyet se në cilin spital ishte kjo skenë për të cilën thotë se duket skandal!

REPLIKAT
Komentues 1: Zoti kryeministër para tre javësh isha në spital nuk po them, kushtet janë më të mira my ilaçet nuk i bleva si më parë, por nga personeli i spitaleve nuk jam fare e kënaqur, infermieret a po të mos u thoshe s’të bënin mjekimin, donin lekë, pastrueset nuk pastronin donin lekë. Dhomat shiteshin me lekë nga kryeinfermierja, ta merrnin të sëmurin, ta nxirrnin nga dhoma me kateter. Kapaciteti i spitaleve është i vogël, duhet ndërtuar një spital tjetër se ky nuk e përballon.
Edi Rama: Pastrueset donin lekë? Vërtetë? I kontaktove të gjitha pastrueset e spitalit dhe të kërkuan lekë? Po si ka mundësi të flitet kështu?! Po pse nuk i denoncove këto konkretisht apo i kishe me të dëgjuar?!

Komentues 2: O z. Kryeministër, absolutisht që infrastruktura, higjiena, mungesa medikamenteve dhe aparaturave kanë qenë problem madhor i spitaleve tona dhe po ndryshojnë me ritme të shpejta por problemi që është më seriozi nëpër spitale është koncepti që duhet të shkosh me tufa lekësh nëpër xhepa se edhe sanitaret bëjnë sekseren e doktorëve, nuk ta japin shërbimin më human siç duhet nëse nuk je i kamur dhe shumë shpesh të fusin në operacion pa ta gjetur tamam diagnozën si e si të të marrin tarifën e operimit. Kemi dëgjuar dhe vënie unazash që në fakt ka rezultuar që s’ishin vënë kurrë. Vazhdo kështu që t’i arrijmë edhe këto.
Edi Rama: Hap pas hapi, por një gjë është mirë të thuhet: Nuk janë të gjithë njësoj askund dhe as në spitale, përkundrazi, shumica janë profesionistë e korrektë.

Komentues 3: Mos të çoftë halli aty, po populli s’ka ku të shkojë tjetër; veç aty. Ku të zë frika se të erdhi për të shkuar në tualet; ËC allaturka, edhe pse të sëmurët janë në mosha të thyera, pa shkarkues uji, pa letër higjienike, pa letër për duart, edhe më e forta, pa një shul mbrapa derës, sa ke frikë se të vjen tjetri dhe të gjen ashtu! Dhe kjo tani jo më larg se dy ditë, në kardiologji. ZOTI NA RUAJT…
Edi Rama: Në cilin spital ishte kjo skenë Elvira që ta ndjekim këtë punë se kështu si e tregon duket vërtetë skandal!

Rama komente 2

komente 1 Rama

PasPara

1 koment

  1. O EDI, po shkojme vete, ose co at a zagaret tuaj te bejne kontrolle te befasishme, te bejne sikur Jane semure, etj, (ka plot menyra)dhe shikoje gjendjen, vetem spitale nuk auhen, Jane qendra korupsioni, qendra hajdutesh, qendra vdekje dhe eshte shume e vertete.une nuk e di dhe nuk dua as ta mendoj kure se ne spitalet tona vetem sherbim shendetsor nuk jepet, po nuk dhe para, ti maresh para fukarait qe nuk ka buke te haje (prandaj dhe semuren)nuk mund ta kuptoj me cfar njerzish kemi te bejme qe vetem te tille nuk Jane.o EDI, po Kane frike te denoncojne ,se mind te shkojme prape ne spital dhe nuk I prek njeri me dore, kaq duhet ta dish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas