Shëndeti

Mos ju ndani kafesë…






               Publikuar në : 12:28 - 22/06/18 |
mapo.al

Të moshuarit duhet të pijnë katër filxhanë kafe në ditë për të mbrojtur dhe riparuar muskujt e zemrës, sipas një studimi. Kafeina, mund të ndihmojë për të mbrojtur enët e gjakut dhe për të sjellë zemrën në gjendjen e mëparshme pas një ataku.


Stimuluesi nxit një proteinë e cila është e nevojshme për rigjenerimin e qelizave të zemrës dhe mund t’i mbrojë ato nga dëmtimi.

Kafeina mendohet se ul rrezikun për sëmundje të tilla si sëmundjet e zemrës, diabeti i tipit 2 etj.

Shkencëtarët gjermanë tashmë mendojnë se kafeina mund t’i bëjë qelizat që rregullojnë arteriet dhe venat më të shëndetshme, duke përmirësuar aftësinë e tyre për t’i rezistuar dëmtimit.

Ata sugjerojnë se kafeina mund të sjellë përfitime veçanërisht tek të moshuarit, zemrat e të cilëve mund të jenë më të dobëta dhe më të rrezikuara nga ataku kardiak./tvklan.al/

 


Etiketa: , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas