KMR, Kryesore

“Mos ia shikoni trupin”

Një modele australiane Instagrami, e cila u gjet pa ndjenja dhe mes litarëve në një superjaht në Greqi, ka vdekur nga varja.

Sinead McNamara vdiq pesë ditë më parë në superjahtin e një miliarderi meksikan.



Ajo punonte si pjesë e ekuipazhit.

20-vjeçarja ishte në fund të turnit në jaht, kur u gjet pa ndjenja. Ajo humbi jetën teksa transportohej për në spital.

Ekspertët mjekoligjorë thanë se mendohet se ajo ka varur veten.

Megjithatë do të duhen të tjera analiza për të arritur në përfundim.

Burimet thonë se McNamara po e vuante shumë ndarjen nga i dashuri. Madje një anëtar i ekuipazhit e kishte ngushëlluar para se ajo të kryente aktin ekstrem.

Eksperti mjekoligjor tha se ka këshilluar mamanë dhe motrën e viktimës që të mos ia shohin trupin. “Nuk duhet ta shohin në atë gjendje”.

Modelja punonte në jahtin e miliarderit meksikan Alberto Bailleres.

Ai ishte larguar nga jahti prej disa ditësh.

Jahti “Mayan Queen IV” ka një vlerë prej 190 milionë dollarësh. Pasuria e Bailleres shkon në 9.6 miliardë dollarë.

Jahti është larguar nga porti pasi ishte bllokuar për shkak të hetimeve.

<
>
modelja1 modelja2 modelja3 modelja4 modelja5
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas