Kryesore, Mapo Format

Mos e humbisni, analiza e pedagogut të UET: Vetëm një zot mund të na shpëtojë

Ndoshta nuk është koha shumë e mirë për të filozofuar, pasi shumëkush është me pushime. Ose ndoshta kjo është koha më e mirë për të menduar.

Nëse jeni të dhënë pas filozofisë, këtë të shtunë vjen si zakonisht në Mapo, kolumna interesante e pedagogut të UET, Klementin Mile. Filozofi i ri publikon një shkrim me titull: “Vetëm një zot mund të na shpëtojë”.



“Ne jetojmë sot në një botë të çmagjepsur. Sociologu gjerman Max Ëeber, e huazoi termin ‘çmagjepsje’ nga Friedrich Schilleri për të përshkruar racionalizimin kulturor dhe zhvlerësimin e fesë në shoqërinë moderne. Shoqëria e çmagjepsur është shoqëria e modernizuar, burokratike dhe shekullare, ku të kuptuarit shkencor vlerësohet më shumë se besimi fetar dhe ku proceset janë të orientuara nga qëllimet racionale, ndryshe prej shoqërisë tradicionale në të cilën bota, sipas Ëeberit, mbetet një kopsht madhështor i magjepsur.

Duke i përzënë zotat, shpirtrat, orakujt, të padukshmen që ndërhyn në mënyrë vendimtare në jetët tona, shoqëria moderne detyrohet të përballet me një botë të çmagjepsur – e cila përjetohet prej ne modernëve me sigurinë e mërzitshme se gjithçka në këtë botë i bindet ligjeve të natyrës, se nuk ka asgjë përtej fakteve të rëndomta që ndijojnë shqisat tona, se jeta njerëzore është aq banale saqë mund të strukturohet dhe sigurohet pa asnjë problem prej policave të sigurimit, ligjeve dhe rregullave tërësisht njerëzore.

Kjo botë e çmagjepsur e shoqërisë moderne është psikikisht e padurueshme për njeriun modern. Që të shpëtojmë nga mërzia e thellë, nga mërzia ekzistenciale, ne modernët kemi nevojë për mrekulli, për ato akte që i tejkalojnë ligjet e natyrës dhe prandaj na magjepsin; kemi nevojë që kjo botë e çmagjepsur të popullohet përsëri me zota, të cilët, prej qenies së tyre të mistershme, na japin shenja domethënëse për jetët tona,” shkruan Mile.

Lexoni më poshtë në link tekstin e plotë:

Vetëm një Zot mund të na shpëtojë

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas