KMR

Mos e humbisni, NASA publikon një video spektakolare me pamje të Hënës




               Publikuar në : 21:55 - 21/08/18 |
mapo.al

NASA zgjedh ‘Clair de Lune’ të kompozitorit francez Claude Debussy për një video të re, spektakolare që kap pamje interesante të sipërfaqes së satelitit të Hënës.


Videoja, e krijuar nga Ernie Wright nga NASA, ndjek rrugën e diellit gjatë një dite të tërë hënore dhe e bëri debutimin e saj në një koncert në seksionin Pops të Orkestrës Simfonike Kombëtare me titull “Hapësira, kufiri i ri”.

Më pas u ngarkua në Youtube për të nderuar 49-vjetorin e misionit Apollo 11, i cili solli njeriun në Hënë, por gjithashtu për të festuar 60-vjetorin e agjencisë amerikane të hapësirës, shkruan atsh.

Videoja u krijua nëpërmjet montazhit të një sërë imazheve të kapura nga sonda ”Lunar Reconnaissance Orbiter”, e menduar për studimin e vetë Hënës.


Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas