Kryesore

Mos e humbisni këtë argumentim: Ja pse opozita nuk hedh kurrë baltë mbi vendin

Kryeministri Edi Rama përsëriti sot se opozita dhe Lulzim Basha po përbaltin vendin në Evropë, më saktësisht në Gjermani.

“Mos u bëj edhe më qesharak se ç’je bërë përpara shqiptarëve, duke bërë rolin e të indinjuarit nga balta e hedhur mbi zotin Krischbaum, ndërkohë që balta jote e përditshme është e të njëjtës cilësi mizerabël. Dhe ndaloje të paktën deri në qershor eksportin e asaj balte nëpër Europë!” shkruan Rama në FB.



Por pedagogu Klementin Mile shkruan në një opinion të fundjavës në Mapo, se opozita nuk mund të hedhë baltë.

“Opozita nuk mund të hedhë dot baltë mbi vendin në kancelaritë europiane ngaqë këto kancelari kanë pafundësisht shumë mjete dhe burime informacioni të tjera për të dalluar “hedhjen e baltës” nga “hedhja e mjaltit” dhe nga thënia e së vërtetës. Ambasadat e vendeve europiane përgatitin raportin e tyre për gjendjen në vendin tonë; të tjera raporte i përgatitin organizatat e shoqërisë civile; të tjera raporte vijnë nga njerëz me influencë që ftohen nga ambasadat për të darkuar e për të raportuar; e të tjera raporte përgatiten nga shërbimet sekrete të atyre vendeve. A duhet ta marrim seriozisht thënien e kryeministrit, sipas të cilit kancelaritë europiane paskan mbetur në dorë të opozitës shqiptare për t’i informuar për gjendjen në Shqipëri? A nuk është kjo thënie e tij po aq e motivuar politikisht sa edhe interpretimet e komentet e opozitës?” shkruan Mile.

Lexoni më poshtë tekstin e plotë:

Opozita nuk hedh kurrë baltë mbi vendin

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas