Shëndeti

Mos besoni më legjenda urbane! Vera nuk ju bën mirë…

Një gotë verë në ditë e shëndetshme? Gaboheni! Nëse justifikoheni me faktin se një gotë alkool në ditë  ju dëmton, përkundrazi ju bën mirë për shëndetin, mbani shënim: nuk ka asnjë sasi të sigurt në konsumimin e alkoolit, as edhe një gotë!

Një studim i ri global, i publikuar në revistën shkencore ‘Lancet’, ka konfirmuar të dhënat e një studimi paraprak, i cili ka treguar se nuk ka “zonë të sigurt” të konsumimit të alkoolit.



Studiuesit pohojnë se konsumi i moderuar i alkoolit mund të mbrojë organizmin kundër sëmundjeve të zemrës, por gjetjet tregojnë se kjo nuk vepron si mburojë për kancerin dhe sëmundjet e tjera. Studimi ka marrë në analizë 195 vende.

Pirja e përditshme e sasisë “standarde” të alkoolit prej dhjetë gramësh, e barabartë me një birrë të vogël, një gotë verë ose një gotë me 30 ml pije të nxehtë, rrit rrezikun e zhvillimit të të paktën një nga 20 sëmundjeve të lidhura me alkoolin.

Në pamje të parë, rreziku nuk duket i madh, por në nivel global merr një dimension tjetër.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas