Kronika, Kryesore

Morën peng e kërcënuan të riun, 3 të arrestuar në Elbasan

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen se kanë marrë peng një të ri dhe e kanë kërcënuar.

Ngjarja në fjalë është regjistruar në lagjen “Emin Matraxhiu”. Burime zyrtare thanë se pas hekurave përfunduan Arben Raxha, 48 vjeç, Bekim Raxha, 21 vjeç, Erion Kaçuli, 18 vjeç, të tre banues në fshatin Griqan,



Ata akuzohen se kanë marrë me forcë në makinën e tyre dhe e kishin kërcënuar shtetasin me inicialet A.S, 25 vjeç, banues në Elbasan.

Po ashtu burimet thanë se gjithçka ka nisur për motive të dobëta, ndërsa të arrestuar do të akuzohen për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga neni 110 i Kodit Penal.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas