Rajoni

Monumentet ‘rrisin ndarjet etnike’

Sk-2014-Sword-Swing-by-SJMNdërtimi i monumenteve të fundit në vend është një projekt politik që ka për qëllim të rrisë tensionet qeveritare dhe ushqejë tensionet etnike dhe fetare, thuhet në një raport të ri.

Nga Sinisa Jakov Marusic, BIRN



 

OJQ-ja maqedonase “Civil-Center for freedom”, e cila po nis një raport të quajtur “Kontroll i realitetit” ditën e hënë në qytetin me kombësi të përziera në veri-perëndim të Tetovës, tha se nisma e fundit për të ndërtuar monumente të reja mund të jetë “një bombë me sahat për dhunën ndëretnike” në të ardhme.

“Përkujtimi i historisë në Maqedoni, sidomos në vitet e fundit, po keqpërdoret në masë të madhe. Kjo i shndërron monumentet në një eksploziv që nxit fuqinë e strukturave politike,” tha Dzabir Deralla, kryetari i “Civil”.

Qeveria e fundit financoi një riorganizim të kryeqytetit maqedonas, të quajtur “Shkupi 2014”. Shumë monumente të reja u ngritën në qendër të qytetit.

Por kritikët thonë se monumentet promovojnë një pikëpamje entocentrike të historisë, e cila po nxitet nga partia qeverisëse VMRO-DPMNE e kryeministrit Nikola Gruevski.

Deralla tha se monumentet e reja gjithashtu promovojnë një “kulturë dhune”.

“Ne kemi më shumë se 100 monumente në qendër të Shkupit të përqendruara në një zonë të vogël. Pjesa më e madhe prej tyre paraqesin njerëz që mbajnë armë, thika, shpata, armë e ndonjëherë mbajnë edhe nga dy armë njëherazi,” tha Deralla.

“Ajo justifikon dhunën ekstreme etnike, fetare dhe atë me baza gjinore,” tha ai.

Maqedonia kaloi një konflikt të shkurtër të armatosur në vitin 2001 midis forcave të sigurisë dhe rebelëve etnikë shqiptarë, i cili përfundoi në firmosjen e një marrëveshjeje paqeje, e cila i siguroi të drejta më të mëdha shqiptarëve, të cilët përbërjen gati 2.1 milion banorë të popullsisë së vendit.

Por ekzistojnë shqetësimet se tensionet etnike mund të kalojnë përsëri në dhunë.

Javën e kaluar, gjatë një vizite në Maqedoni, raportuesi i Parlamentit Evropian për vendin, eurodeputeti Riçard Houit, paralajmëroi se “duhet të tregohemi vigjilent për ndonjë zhvillim, i cili mund të çojë në një rikthim të konfliktit”.

“Civil” është pjesë e një projekti më të madh nga OJQ-ja e quajtur ‘Remembering the Past-Shaping the Future: Local Cultures of Remembrance’, e cila studion përkujtimin në Maqedoninë multi-etnike, ku ka edhe turq, serbë, boshnjakë dhe minoritete të tjera.

Në fazën e tij pilote, projekti prek komunën multi-etnike të Çarit në Shkup, si edhe qytetet e Kërçovës dhe Tetovës, të cilat kanë gjithashtu komunitetet të përziera.

Ajo mbulon një periudhë nga Shën Elia (Ilinden) me kryengritjen e vitit 1903, e cila shihet si një prej ngjarjeve më të rëndësishme për shumicën etnike maqedonase, e deri në ditët e sotme.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas