fbpx

Kryesore

Monika është ‘zhdukur’, por Meta i bën sfidë Ramës me këto foto






               Publikuar në : 12:23 - 12/11/18 |
mapo.al

Mungesa e Monika Kryemadhit këto ditë është vënë re nga komentuesit. Ndërkohë që skena politike dhe sociale mbetet mjaft e zhurmshme, kryetarja e LSI nuk është shfaqur aktive, përveçse të hënën kur publikoi një koment mbi modelin e zhvillimit të Kinës.


Nga ana tjetër, bashkëshorti i saj është mjaft aktiv dhe kjo shihet jo vetëm tek përplasja me kryeministrin për dekretimin e ministrit të Brendshëm.



Ilir Meta ka zhvilluar disa vizita të rëndësishme jashtë vendit. Zëdhënësi i tij, Tedi Blushi postoi disa foto nga takimet e nivelit të lartë të Metës në vetëm dy muaj, shtator-nëntor.

Duket se fotot e takimeve me emra si Trump dhe Macron vijnë si një sfidë ndaj kryeministrit Edi Rama, që nga ana tjetër nuk duket shumë aktiv në këtë drejtim.

<
>
meta1 meta2 meta3 meta4 meta5 meta6 meta7 meta8 meta9 meta10


Etiketa: , , , ,

Pas