Politika

“Mona si skllavja Izaura”/ Kryemadhi: Ajo e lumtur, ndërsa Leoncio (Rama) vrau veten

Kryetarja e lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi i ka kthyer përgjigje batutave të Ramës, gjatë një lidhjeje direkete me emisionin ‘Të paekspozuarit’.

Sipas saj batuta e Ramës me telenovelën ‘Skllavja Izaura’ nuk shkon, pasi kryeministri është si skllavopronari me emrin Leoncio, i cili vdes në fund.



Kryemadhi vijoi më tej duke thënë se ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën ‘Mos pi mall, bëj palestër’….

‘Batutat e Ramës edhe hynin në loje, batutat e tij janë shterp, nuk prodhojnë asgjë. Rama tashmë është i nervozuar. Problemet e brendshme dhe faktori ndërkombëtar e kanë bërë të jetë në një presion të madh. Ka ardhur koha që Rama të dëgjojë këngën, mos pi mall, bëj palestër. Ti kthehet sportit. Sot shqiptarët nuk kanë më shprese. Rama premtoi 300 vende pune, ka larguar 500 mijë shqiptarë nga Shqipëria. Izaura përfundoi e lumtur me burrin e vetë, ndërsa Leoncio që është Rama vrau veten’, tha Kryemadhi.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas