Dikur

Momenti kur gjermanët dorëzohen

Ky është momenti befasues kur ushtarët gjermanë detyrohen të dorëzohen gjatë Betejës së Somesë, thuajse një shekull më parë.

Imazhet janë realizuar në korrik të vitit 1916, nga një ushtar që sfidoi shefat e ushtrisë gjatë Luftës së Parë Botërore për të sjellë foto sekrete nga jeta në llogore.



Fotografi amator George Hackney realizoi këto foto të Luftës së Madhe që kur u angazhua në luftime në tetor të vitit 1915.

Ai ka fiksuar momentin kur Divizioni i 36-të gjerman dorëzohet pas një beteje të përgjakshme, që u kushtoi jetën më shumë se 1 milion burrave.

Ushtarët gjermanë mund të shihen në horizont, teksa dorëzohen.

Megjithatë beteja për Francën nuk mbaroi, ajo zgjati edhe të paktën katër muaj.

Irlandezi që realizoi fotot mendohet se përdori një Vest Pocket Kodak.

Fotot ua dorëzoi të afërmve pas luftës.

Ato janë publikuar nga BBC në një dokumentar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas