Kronika, Kryesore

Momenti heroik kur qytetarët shpëtojnë pengun e marrë nga një adoleshent me thikë

Ky është  momenti kur ‘heronjtë e rastësishëm’ që kalonin në rrugë, kanë shpëtuar një burrë i cili ishte goditur me thikë nga një adoleshent në mes të rrugës së mbushur me njerëz në Londër.

Pamjet dramatike tregojnë dy burra duke u përpjekur t’i marrin thikën të riut në mes të ditës pranë stacionit të Upton Park Tube.



Blerësit e tmerruar shfaqen duke u shtyrë nga adoleshenti, me sa duket i dhunshëm, drejt makinave në mes të trafikut.

Kamerat e sigurisë tregojnë se përleshja ndodh drejtpërsëdrejti pas një autobusi në mes të rrugës, pak para orës 13:00.

Një tjetër njeri që mban një qese për pazar dhe një i katërt duket dhe bashkohet me ‘heroin’ ndërsa përpiqen të luftojnë për të marrë thikën në mënyrë të sigurtë, larg nga rruga e makinave.

Një burrë duket se është lënduar nga thika dhe shkon jashtë rrugës, ku një radhë makinash po pret tani.

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas