KMR

Momenti dramatik, babai i dëshpëruar hedh fëmijën nga çatia

Një ngjarje e paimagjinueshme ka ndodhur në Afrikën e Jugut, ku një baba ka hedhur fëmijën e tij nga çatia në shenjë proteste ndaj vendimit të autoriteteve për t’i prishur shtëpinë.

“The Sun” raporton se ngjarja e rëndë ka ndodhur në rajonin Kwadwesi të qytetit Port Elizabeth, ku banorët e zonës u ngritën në protesta kundër vendimit për prishjen e banesave të tyre. Njëri prej protestuesve hipi në çati me fëmijën e tij dhe kërcënoi se do ta hidhte.



Ai ua bëri të qartë policëve se nëse nuk anulohet vendimi për prishjen e banesave do ta hidhte të bijën nga lartësia.

Për shumë kohë, policia u përpoq ta bindte burrin të zbriste nga çatia.

Njëri prej policëve u ngjit në çati në përpjekje për të shpëtuar fëmijën, por në ato momente 38-vjeçari e lëshoi nga lartësia të bijën.

Fatmirësisht vogëlushja u prit nga policët poshtë banesës dhe shpëtoi. Babai u arrestua dhe do të përballet në gjykatë me akuzën për tentativë vrasjeje mbetur në tentativë.

 

<
>
7-10 6-10 5-11 4-13

 

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas