Kryesore, Rajoni

Mogherini pro për kufijtë: Mbështes çdo pakt që bazohet në të drejtën ndërkombëtare

Përfaqësuesja e lartë e BE-së, Federica Mogherini, deklaroi pas takimit informal të ministrave të Jashtëm të bllokut në Vjenë se BE-ja do të mbështesë çdo lloj marrëveshje të arritur mes Prishtinës dhe Beogradit, që është në linjë me ligjet dhe te drejtat ndërkombëtare.

Shefja e Politikes Europiane citohet nga “Radio Europa e Lirë” të ketë pohuar se ajo do ta mbështestë shkëmbimin e territoreve midis nëse dy vendet shmangin çdo përpjekje për të krijuar shtete etnikisht homogjene.



“Cilido të jetë rezultati i dakorduar në mënyrë reciproke, do te ketë përkrahjen tonë me kushtin që të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ka nënvizuar edhe një herë kryediplomatja europiane.

Por ne takim, Gjermania e bëri të qartë përmes ministrit të Jashtëm, Heiko Mass se jo vetëm ideja e shkëmbimit, por edhe vetë diskutimet mbi ketë temë janë të gabuara.

“Ne besojmë se në këtë mënyrë mund të hapen shumë plagë të vjetra e kjo na bën skeptikë. Diskutimet për shkëmbim territoresh nuk çojnë në drejtimin e duhur”, tha Heiko Mass.

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas