Media

Moderatorja hot dhe fashion, njihuni me Sara Kolamin !

Nëse ka diçka që e përkufizon më së miri moderatoren e emisioneve televizive është pikërisht stili.

Nuk është çudi që i është besuar emisioni “InStyle” në InTV. E kush më mirë se një vajzë që spikat për shije në të veshur e që ndjek tendencat më të reja të modës do të mund ta drejtonte një emision të tillë?



Sara na ka zbuluar disa nga sekretet e saj të stilit dhe mënyra sesi e sheh modën është po aq argëtuese sa kombinimet e saj plot fantazi, të cilat i poston për ndjekësit e saj në rrjetet sociale Foto:Jetmir Duraku/MadameMAPO Moda për mua është mënyra ideale për t’u argëtuar.

Eleganca shfaqet në detajet më të vogla. Femininiteti është diçka që shkon më tepër se stili. Stili im është plot kontraste. Nuk bëj dot pa kremin hidratues. Stilistët e mi të preferuar janë Petra Flannery, Elizabeth Stewart. Nuk kam marka fetish.

Të pashmangshmet bazike janë rrobat e përditshme në ngjyrë të bardhë ose të zezë. Jeta pa taka do ishte një jetë jo edhe aq argëtuese. Aksesori thelbësor është një buzëqeshje. Çanta ime kult është një çantë e zezë, në përmasa mesatare, Bulgari.

Veshja ideale është çdo lloj veshje me të cilën ndihem komode. Artikulli më i bukur i gardërobës sime është një fustan ngjyrë e kaltër, të cilin nuk e kam veshur akoma. Shija e keqe është diçka që ndryshon. Çfarë më bën të bukur është energjia pozitive.

Veshja për të joshur; çdo gjë në të cilën ndihesh vetvetja. Ikonat e mia të modës janë shumë, nga dekada të ndryshme si Kate Moss, Zendaya, Blake Lively, Lana Del Ray edhe lista vazhdon me plot emra, që me mënyrën e të veshurit përcjellin një karakter të fortë.

Suveniri më i mirë i modës është një çantë me ngjyrë të fortë. Ngjyrat e preferuara janë e zeza, e bardha edhe lejlaja. Artikulli apo aksesori që ndjej më shumë timin është choker Peliçe, po apo jo? Jo Bizhuteritë , të vogla e të çmuara apo të mëdha ? Të vogla edhe sa më të veçanta.

Kurrë nuk do të vishja policë ose lëkurë të vërtetë. Sekretet e mia të bukurisë janë një fytyrë sa më e hidratuar dhe e kujdesur, si edhe një parfum i mirë. Jam e varur nga… asnjë gjë. Vintage apo avantguard ? Vintage sigurisht.

<
>
30124212_10215297767058033_1775555470329643008_n 30127791_10215297764417967_1614336446875828224_n 29792709_10215297764257963_6270986370550857728_n 30221386_10215297763737950_6218818297614303232_n 30124850_10215297762057908_3998457322413228032_n
PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



Pas