ShowBizz

Moderatori shqiptar tregon se do të bëhet baba për herë të parë në Festën e Bajramit






               Publikuar në : 19:35 - 15/06/18 |
mapo.al

Sot besmitarët myslimanë festojnë Fiter Bajramin. Të shumta janë urimet që shkëmbehen në këtë ditë të rëndësishme të kalendarit islam. Në mesin e shumë personazheve të njohur që kanë uruar Bajramin është moderatori i njohur Labinot Gashi.


Përveç se na ka uruar Bajramin së bashku me bashkëshorten e tij, Qëndresën, ai ka dhënë edhe lajmin e madh që do të bëhet baba për herë të parë.

 

 

Labi shkruan bashkangjitur fotos së publikuar me Qëndresën “Nga ne te tre urime Fiter Bajrami. Faleminderit Zot për gjithçka”. Ata nuk kanë zbuluar ende gjininë e bebit, por në ditët në vijim ndoshta tregohen të “sinqertë”, dhe e bëjnë publike.

LABINOT GASHI


Etiketa: , , , ,

CLOSE
CLOSE
Pas