Kryesore

Moderatoret bëjnë ‘xing’, por kush e veshi e para fustanin e kuq?!




               Publikuar në : 18:14 - 28/07/18 |
mapo.al

Shpesh herë personazhet e famshëm e sidomos femrat rastis të veshin të njëjtën veshje dhe gjithmonë ngrihen pikëpyetjet se kush e veshi e para, apo se kujt i shkon më shumë. Dy moderatoret e njohura kanë bërë ‘xing’ teksa kanë veshur të dyja të njëjtin fustan por në kohë të ndryshme.


Bëhet fjalë për prezantuesen e”Maratonës së këngës”, Nevina Shtyllën, dhe Valbona Mhillin, moderatoren e “Report TV”. Mirëpo bazuar në postimet e tyre në rrjetet sociale, moderatorja Mhilli e ka veshur këtë fustan teksa prezantonte emisionin “Botërori +”, gjatë periudhës së Botërorit.


(Fotoja e postuar nga moderatorja Valbona Mhilli)

E ndërsa Shtylla e ka veshur dje, teksa ndodhej në Lunshnjë për festivalin e “Maratomës së Këngës”.


(Foto e publikuar nga moderatorja Nevina Shtylla)

Pra Valbona e “Report TV”, e ka veshur e para fustanin shumë klas me ngjyrë të kuqe. Gjithsesi të dyja bukurosheve u shkon shumë. Ju si thoni?!


Etiketa: , , ,

loading...

loading...
KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Pas