ShowBiz

Modelja e njohur turpëron reperin Drake, nuk i ka kthyer mesazhet kur ai i ka shkruar për takim

Heidi Klum ka zbuluar tek Ellen DeGeneres se Drake i ka kërkuar të takohen, por kjo nuk i ka kthyer mesazhin.

Kur modelja Heidi Klum nuk ishte në lidhje, ajo ka qenë tek emisioni i Ellen dhe ka luajtur një lojë ku duhej të zgjidhte një nga meshkujt e famshëm që propozoheshin, me të cilin do të shkonte në takim.



Ajo vazhdimisht zgjidhte reperin Drake, pasi i pëlqente më shumë nga të gjithë meshkujt që shihte në ekran, por në fund e ka ndërruar.

Megjithatë, një javë pas emisionit, Drake ka vendosur t’i shkruajë modeles për të dalë në një takim, përcjell Gazeta Express.

Por, reperi ishte vonuar pak.

Në ato ditë, Klum tashmë kishte takuar njeriun me të cilin tash është në lidhje dhe me të cilin po ndihet shumë e lumtur.

Ajo ka treguar po në emisionin e Ellen, ku ishte e ftuar këto ditë, se Drake  eka kontakuar, por ajo nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

Por, Heidi i ka kërkuar falje publikisht reperit, duke i thënë se mendon që është shumë i talenduar dhe se do të shkojë në një nga koncertet e tij shumë shpejtë./Gazeta Express

PasPara

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *



CLOSE
CLOSE
Pas